Emri më i përfolur gjatë këtyre ditëve

Futboll

Emri më i përfolur gjatë këtyre ditëve

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:22
Emri më i përfolur gjatë këtyre ditëve

Golat e tij i ka shënuar, por ky sezon ka qenë negativ për Cristiano Ronaldon dhe Juventusin. Ylli portugez mund të largohet nga bardhezinjtë, sidomos nëse nuk arrihet objektivi Champions League.

Ditët e fundit është folur shumë rreth mundësisë për t’u kthyer pas 18 viteve te Sportingu i Lisbonës, klubi ku u rrit dhe hodhi hapat e para si futbollist.

Skuadra portugeze fitoi titullin kampion pas plot 19 viteve dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në kompeticionin e më të mirëve. Mamaja e CR7 u shpreh se do e bindë djalin e saj të transferohet te Sportingu.

Rikthimi i 36-vjeçarit do të ishte dhurata më e bukur pas fitimit të titullit, por tifozët e ekipit luzitan duhet të presin. Agjenti i yllit të Juventusit, Jorge Mendes ka folur rreth së ardhmes së lojtarit për Record.

“Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet te Sportingu. Ai ndihet krenar për fitimin e titullit, por, për momentin, planet e tij nuk lidhen me Portugalinë“, deklaroi agjenti i fituesit të 5 “Topave të Artë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat