Formacionet zyrtare Freiburg - Bayern

Futboll

Formacionet zyrtare Freiburg - Bayern

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:48
Formacionet zyrtare Freiburg - Bayern

Bayern Munich do të jetë mysafir i Freiburugut për javën e 33-të në Bundesligë.

Kampioni tashmë i konfirmuar për herë të nëntë me radhë e zhvillon këtë sfidë nga ora 15:30.

Për këtë takim, Freiburgu do të ketë dy mungesa si Gulde dhe Heintz, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Bavarezët nuk mund të llogarisin në Douglas Costan, Leon Goretzkan dhe Maximin Choupo-Moting, që janë po ashtu të lënduar.

Robert Lewandowski i cili e nis takimin nga minuta e parë, është në kërkim të rekordit për më së shumti gola gjatë një sezoni në Bundesligë (40), ku polaku aktualisht ka 39 gola.

Formacioni bazë i Freiburgut: Flekken, Lienhart, Gulde, Santamaria, Demirovic, Kubler, Petersen, Sallan, Hofler, Gunter, Grifo.

Formacioni bazë i Bayern Munichut: Nubel, Sule, Kimmich, Gnabry, Lewandowski, Sane, Boateng, Davies, Hernandey, Muller Alaba.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat