Arsenal merr vendim për Mikel Artetan

Futboll

Arsenal merr vendim për Mikel Artetan

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:17
Arsenal merr vendim për Mikel Artetan

E ardhmja e Mikel Artetas te Arsenali duket e qartë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se “Gunners” do t’ia besojnë postin e trajnerit edhe për një sezon tjetër spanjollit Arteta.

Ndërkohë, Romano ka shkruar po ashtu se braziliani David Luiz do të largohet në fund të këtij sezoni, pas marrëveshjes ndërmjet lojtarit dhe bordit të klubit, e që është aprovuar nga vetë trajneri Arteta.

Me vendin e nëntë në tabelë aktualisht, Arsenali e ka zhvilluar një tjetër sezon dëshpërues duke mos arritur objektivat e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat