KFF Mitrovica, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Futboll

KFF Mitrovica, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:04
KFF Mitrovica, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

KFF Mitrovica për herën e katërt radhazi është shpallur kampione në Ligën e Femrave.

Skuadra mitrovicase sot shënoi fitore ndaj Jakovës me rezultatin 10-0, për të filluar pastaj festën e titullit, titull të cilin e kishin siguruar javë më parë.

Medaljet dhe trofeu për skuadrën kampione u ndanë nga përfaqësuesit e FFK-së dhe Komunës së Mitrovicës.

Kujtojmë se KFF Mitrovica sërish do përfaqësoj Kosovën në garat e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat