Futbollisti i Romës e ngacmoi Muriqin

Futboll

Futbollisti i Romës e ngacmoi Muriqin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:13
Futbollisti i Romës e ngacmoi Muriqin

Lazio e Igli Tares, u mposhtë mbrëmjen e djeshme nga Roma në derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-0.

Në minutën e 31-të, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje.

Ky moment trazoi situatën në tribunë, teksa në njërën pjesë të saj, ishin vendosur edhe futbollistët rezervë të Romës.

Futbollisti brazilian Juan Jesus provokoi lacialët, me brohoritje të tepruara dhe gjeste ngacmuese, pas golit të anuluar, teksa ky veprim i tij acaroi drejtorin sportiv, Igli Tare.

Sipas “Correre dello Sport”, shqiptari, nuk duroi teksa shkoi te zona ku ndodhej futbollisti i Romës, duke debatuar për afro 30 sekonda.

Pas këtyre shkëndijash me futbollistin romanist, Tare u rikthye për t’u ulur në krah të presidentit Lottito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat