Raul flet për mundësinë e drejtimit të Real Madridit

Futboll

Raul flet për mundësinë e drejtimit të Real Madridit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:37
Raul Gonzalez

Raul Gonzalez sapo ka korrur sukses me skuadrën e tij, Real Castilla.

Raul i cili është njëherësh trajner i Real Madrid Castilla, doli në vendin e tretë në Secunda Division në një sezon që po merr lëvdata nga mediat spanjolle.

Mediat spanjolle kishin aluduar më parë se Zidane i ka informuar lojtarët që do të largohet nga klubi dhe tani lajmet se Raul është njëri nga pretendentët për stol sa vijnë e shtohen.

Spanjolli u pyet për këtë gjë në një intervistë.

“Të drejtoj skuadrën e parë? Kjo është shtëpia ime dhe këtu dua të jem”, tha ai.

“Unë jam një njeri i këtij klubi, u bëra trajner për të qenë këtu, në shtëpi. Por kjo nuk është kohë kur duhet të flasim për të ardhmen”, përfundoi Raul Gonzalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat