Icardi i ofrohet gjigantit italian

Futboll

Icardi i ofrohet gjigantit italian

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:02
Mauro Icardi

Mauro Icardi thuhet se dëshiron të kthehet në Serie A dhe i është ofruar Milanit, por Roma dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij.

Sulmuesi argjentinas u bashkua me PSG-në nga Interi në vitin 2018 fillimisht si i huazuar dhe më pastaj kartoni i tij u pagua me 57 milionë euro për ta bërë blerjen përfundimtare.

Ish sulmuesi i Interit ka shënuar 12 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe sipas “Calciomercato.com”, ai dëshiron të kthehet në Itali pas përfundimit të këtij sezoni.

Agjentja dhe gruaja e tij, Wanda Nara, thuhet se po bën presion për t'u kthyer në Milano dhe se argjentinasi tashmë i është ofruar Milanit.

“Rossonerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri në verë pasi Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim në gju dhe nuk mund të garantojë paraqitje të rregullta në edicionin garues 2021-22.

Paga e sulmuesit prej 9 milionë euro në vit mund të jetë një pengesë për “Rossonerët”, por ata mund të përpiqen të nënshkruajnë me atë nëse PSG tregohet e hapur për të shitur sulmuesin në huazim, duke paguar një pjesë të pagës së tij.

Juventus dhe Roma po e monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin dhe mund të përpiqen të marrin shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat