Zidane, Allegri dhe planet e Realit, i zbulon të gjitha Romano

Futboll

Zidane, Allegri dhe planet e Realit, i zbulon të gjitha Romano

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:11
Zinedine Zidane

Gazetari i njohur italian ka zbuluar të gjitha prapaskenat që janë duke ndodhur te Real Madrid.

Trajneri Zinedine Zidane është duke konsideruar largimin, derisa presidenti Florentino Perez ka tri opsione për ta zëvendësuar teknikun francez.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Zidanes dhe kjo do kuptohet sapo të përfundojë ky edicion.

Trajneri Massimiliano Allegri shihet si favoriti dhe është takuar me klubin këtë vikend, derisa është i hapur të marrë stolin e “Los Blancos”.

Klubet italiane gjithashtu e duan Allegrin, por ky i fundit e ka bërë prioritet stolin e Realit, andaj është duke pritur përgjigje nga Florentino Perez.

Opsion tjetër, është edhe trajneri i Real Madrid Castilla, Raul Gonzalez që kërkohet edhe nga Eintracht Frankfurt.

Gjithçka do vendoset në fund të edicionit, ku Perez do zbulojë projektin e ri te gjigantit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat