Dortmundi fiton, siguron vizën për në Champions League

Futboll

Dortmundi fiton, siguron vizën për në Champions League

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:04
Dortmundi fiton, siguron vizën për në Champions League

Dortmundi edhe praktikisht siguroi vizën për në garat e Champions League. 

Verdhezinjtë në udhëtim e mposhtën me rezultat 3:1 Mainz-in. 

Në 45 minutat e parë u shënuan dy gola përmes Guerreiro (23') e Reus (42'). 

Në minutën e 80-të, Brandt i dha goditjen përfundimtare vendasve, 0:3. Në minutën e fundit, Quaison nga penalltia ngushton humbjen në 1:3.

Dortmundi ngritët në vend të tretë me 61 pikë por ka një takim më shumë se Wolfsburgu, që gjendet një pozitë më poshtë me 60 sosh, ndërsa Mainz është në pozitën e 13-të me 36 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat