​Simeone: Do të jemi të ashpër edhe në ndeshjen e fundit, Suarez fantastik

Futboll

​Simeone: Do të jemi të ashpër edhe në ndeshjen e fundit, Suarez fantastik

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:32
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thurur shumë lëvdata për Luis Suarez pasi uruguajani shënoi golin fitues në fitoren e tyre 2-1 ndaj Osasunas.

Suarez ka qenë një senzacion këtë sezon në “Estadio Wanda Metropolitano” pasi erdhi nga Barcelona, por goli i tij i së dielës ishte më i rëndësishmi deri më tani.

“Ai është gjithmonë aty. Ai na jep lidership dhe kush më mirë se ai mund të vendoste për të zgjidhur një lojë që mund ta humbnim pa të, ”tha Simeone në një intervistë pas ndeshjes për “Marca”.

“Ne do të përgatitemi me të njëjtin entuziazëm për ndeshjen e fundit siç kemi bërë që kur kam mbërritur në vitin 2011.”

"Skuadra do të jetë e ashpër dhe unë dua që tifozët të vazhdojnë të ndihen krenarë për atë që kemi bërë."

Fitorja do të thotë që Simeone të shkojë në fundjavën e fundit të edicionit 2020/21 me avantazhin e tyre ndaj Real Madridit pasi skuadra e Zinedine Zidane fitoi 1-0 kundër Athletic Bilbaos.

Atletico ballafaqohet me Valladolidin në xhiron e fundit, kurse Real Madridi ndeshet me Villarealin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat