Nuk i zbret inati pas humbjes

Futboll

Nuk i zbret inati pas humbjes

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:20
Nuk i zbret inati pas humbjes

Teuta hodhi sot një hap fals në luftën për titull, teksa me humbjen 0-1 kundër Partizanit, i lëshon këtyre të fundit kryesimin e kampionatit.

Të ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN TV” janë drejtorët teknikë të të dy klubeve, Sulejman Starova dhe Olsi Rama.

Në analizën e ndeshjes kryesore të kësaj jave, ka edhe tone të ngritura, teksa Starovës duket se nuk i zbret inati pas kësaj humbjeje. Gjatë bisedës ka lindur një debat mes tij dhe Nevil Dedes e Ermal Tahirit, ku tonet kanë qenë të larta.

Për të qetësuar situatën në fund ka ndërhyrë edhe Olsi Rama, i cili i drejtohet drejtorit teknik të Teutës me fjalët: “Ti vëll shkon ku shkon je i kuq brenda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat