Draxler rinovon me parisienët

Futboll

Draxler rinovon me parisienët

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:16
Draxler rinovon me parisienët

Julian Draxler do të vazhdojë të qëndrojë në Paris.

Paris Saint Germain zyrtarizoi rinovimin e kontratës me 27-vjeçarin, i cili firmosi deri më 30 qershor të 2024-ës. 

Për të qëndruar në  “Parc des Princes”, mesfushri gjerman pranoi ulje të pages, gjithashtu për shkak të dashurisë që ka për Parisin, ai refuzoi një ofertë shumë të mirë nga Bayern Munich.

Me ardhjen e Mauricio Pochettinos në krye të ekipit ka ndyrshuar edhe situata e Draxler, i cili nga një lojtar stoli është kthyer në një futbollist të rëndësishëm për formacionin e trajnerit argjentinas, çka solli dhe vendimin e tij për të qëndruar në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat