Grabitet futbollisti në Greqi

Futboll

Grabitet futbollisti në Greqi

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:49
Grabitet futbollisti në Greqi

Një futbollist ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në Greqi. Grabitësit kanë mundur të thyejnë dritaren e shtëpisë dhe janë futur brenda, aty ku kanë nisur kontrollin në çdo cep për gjetjen e bizhuterive apo parave.

Grabitësit, të cilët janë në kërkim, kanë pasur si shënjestër kohën e fundit zonën e Kifissia, në të cilën jetojnë njerëz të njohur.

Futbollisti, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, i tha policisë se autorët kanë hyrë në shtëpi pak para orës 23:00. Ata kanë marrë me vete disa para, por sportistit nuk i kujtohet saktësisht sasia e tyre.

‘Cnn.gr’ shkruan se 34-vjeçari nuk e kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë në ditët e mëparshme. Policia do të marrë shenjat e gishtërinjve nga vendi ku grabitësit hynë në mënyrë që të bëjnë të mundur kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat