Chelsea zgjedh ‘Lojtarin e Vitit’

Futboll

Chelsea zgjedh ‘Lojtarin e Vitit’

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:16
Chelsea zgjedh ‘Lojtarin e Vitit’

Klubi anglez, Chelsea e ka zgjedhur mesfushorin anglez, Mason Mount si futbollist i vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Fitore e merituar. Mason Mount, lojtari i vitit 2020/21”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Londra.

Mount gjatë këtij sezoni në 34 paraqitje në Premierligë, bëri 6 asistime dhe shënoi 6 gola. Në UEFA Champions League, anglezi bëri 10 paraqitje, shënoi 2 gola dhe bëri një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat