Strakosha drejt Anglisë

Futboll

Strakosha drejt Anglisë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:19
Strakosha drejt Anglisë

Pas një sezoni ku humbi formacionin titullar, Tomas Strakosha është drejt largimit nga Lacio. 

Portieri shqiptar është lënë në stolin e rezervave pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës, ndërsa për shërbimet e tij interesohet Southempton.

Klubi i Premier Ligës është në kërkim të një përforcimi cilësor mes shtyllave dhe gjatë muajve të fundit e ka vëzhguar gardianin kuqezi. Duke qenë se Strakosha ka kontratë me Lacion deri në vitin 2022, nuk përjashtohet nisja e negociatave ndërmjet dy klubeve.

Për portierin interes ka shfaqur edhe Bolonja në Serie A, por 26-vjeçari duket se preferon të transferohet në kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat