Fernandes shpallet lojtari më i mirë

Futboll

Fernandes shpallet lojtari më i mirë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:37
Fernandes

Bruno Fernandes është zgjedhur lojtari më i mirë i Manchester Unitedit për sezonin e dytë radhazi.

Ai fitoi çmimin “Sir Matt Busby” në sezonin paraprak, edhe pse kishte ardhur në klub në janar, në gjysmë të sezonit.

Mesfushori portugez pati paraqitje fantastike edhe këtë edicion duke shënuar 18 gola në 36 paraqitje në Premierligë.

Fernandes gjithashtu shënoi nëntë gola në Evropë (Champions League dhe Evropa League).

Ai ka kontribuar po ashtu me 11 asiste në Premierligë dhe katër të tjerë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat