Tirana nuk e ka në dorën e saj Europën

Futboll

Tirana nuk e ka në dorën e saj Europën

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:14
Tirana nuk e ka në dorën e saj Europën

Tirana nuk e ka në dorën e saj të luajë në Europë. Ashtu si në rastet e probabilitetit statistikor, duhet të ndodhin disa kombinacione që të luajë në Europë. Bardheblutë duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura me Apoloninë dhe Skënderbeun që të shpresojnë te të tjerët.

Skuadra e Shehit duhet të lutet që Kupën ta fitojë Skënderbeu e që në Europë të shkojë vendi i katërt i Superiores, sepse me Vllazninë fituese filmi mbyllet. Dhe në këtë vend të katërt të jetë Vllaznia me pikë të barabarta me bardheblutë.

Meqë skuadra kryeqytetase e ka mundur dy herë skuadrën shkodrane, një ndeshje e ka mbyllur në barazim e një tjetër është fituar nga Vllaznia, Tirana, kuqeblutë i kalon me takime direkte dhe me golaverazh që është 7-6.

Nëse Laçi është me 60 pikë në vendin e katërt, aq sa Tirana, mes dy skuadrave merren fitoret direkte ndaj njëra-tjetrës që në këtë rast janë të barabarta 2- 2. Më pas merre golavarazhi që mes Tiranës e Laçit është i barabartë 3-3. Në këto kushte merret golavarazhi i përgjithshëm që në këtë moment është 40-24 për Laçin e 37-23 për Tiranën. Kurbinasit shkojnë në Europë. Sigurisht, nëse Laçi e Vllaznia marrin një pikë, gjithçka është e mbyllur për Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat