Tifozi përgatitet për shifrën e majme nga skedina

Futboll

Tifozi përgatitet për shifrën e majme nga skedina

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:45
Tifozi përgatitet për shifrën e majme nga skedina

Një tifoz anglez po pret vetëm që Atletiko Madridi të fitojë titullin kampion ë Spanjë, që në llogarinë e tij të derdhen 13 mijë euro.

Karls Eduards, i cili është shitës lodrash seksi, ka vendosur një skedinë, duke zgjedhur 5 skuadrat që fitojnë titullin.

4 deri tani i ka kapur, ku bëhet fjalë për kampionët në 4 kategoritë e futbollit në Angli, Mançester Siti, Noruiç, Hall Siti dhe Çeltenham. Tashmë anglezi pret vetëm Atletikon, për të siguruar plot 13 mijë paund.

Një shifër e madhe parash, ndërkohë që Eduards ka luajtur vetëm 50 cent.

Ai po pret me padurim përfundimin e kampionatit spanjoll, ku shpreson që titullin ta fitojë Atletiko, që një ndeshje nga fundi kryeson 2 pikë më shumë se Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat