Buffon vazhdon të marrë oferta

Futboll

Buffon vazhdon të marrë oferta

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:27
Buffon vazhdon të marrë oferta

Gigi Buffon vazhdon të marrë oferta, por jo vetëm nga klubet e interesuara për portierin, i cili sot pritet të luajë ndeshjen e fundit si juventin, në finalen e Kupës së Italisë.

Përveç një tjetër viti në fushë, ideja e re, është ajo e një posti përkrah trajnerit Roberto Mancini, pas Evropianit të kësaj vere.

Federata Italiane e Futbollit kërkon që Buffon të jetë menaxheri i ri i kombëtares, ku do të zëvendësojë Gabriele Orialin, i cili do të punojë me Conten tek Interi. 

Mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat