Prokuroria hap hetim për futbollistin e Juventusit

Futboll

Prokuroria hap hetim për futbollistin e Juventusit

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:48
Prokuroria hap hetim për futbollistin e Juventusit

Një skandal i vërtetë po qarkullon në mediat italiane, ku i përfshirë është mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi dhe agjenti i tij Alesando Luçi.

“Il Messaggero” raporton se prokuroria e FIGC po heton mbrojtësin bardhezi, i cili akuzohet se ka ‘bërë presion’ ndaj lojtarëve për të ndryshuar agjentin.

Alesandro Luçi është përfaqësuesi i Bonuçit dhe themeluesi i Agjencisë Botërore të Futbollit. Ai kohët e fundit arriti të shtonte në listën e tij lojtarë si Gaetano Kastrovili, Dejan Kulusevski dhe Xhianluka Skamaka duke u bashkuar me pjesën tjetër që agjenti përfaqëson Edin Dzeko, Alesandro Florenzi, Daniele De Rosi dhe Leonardo Bonuçi.

Por gazeta zbulon që marrëveshjet mund të mos jetë arritur në mënyrën e duhur, por me mesazhe të vazhdueshme, premtime për kontrata më fitimprurëse dhe madje edhe një vend në ekipin kombëtar nga Bonuçi dhe klientë të tjerë të Luçi.

I gjithë ky skandal mendohet se ka ndodhur dhe në skuadrën e Juventusit, por dhe në ekipin kombëtar të Italisë.  Një ankesë është ndjekur nga Prokurori i federatës, Xhuzepe Çine në lidhje me sjelljen e Bonuçit, ndërsa sjellja e Luçit do t’i besohet Komisionit Federal të Agjentëve Sportivë.

Gazeta pretendon se çështja më e bujshme do të ishte ajo e Xhianluka Skamaka, i cili u ‘ngacmua’ nga thirrjet e vazhdueshme derisa iu nënshtrua presionit dhe la agjentin e tij të mëparshëm Paolo Paoloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat