Delegohen gjyqtarët për javën e fundit në Superligë

Futboll

Delegohen gjyqtarët për javën e fundit në Superligë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:37
Delegohen gjyqtarët për javën e fundit në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar delegimet për javën e 36-të dhe të fundit në Superligën e Kosovës për këtë sezon.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave luhen të dielën nga ora 15:00.

Kampionia e re, Prishtina, në “Fadil Vokrri” e pret Ballkanin, skuadër e cila po lufton për të siguruar pozitën e dytë, pozitë e cila ia siguron daljen në Evropë.

Skuadra e pozitës së dytë, Drita, takohet me skuadrën që po kërkon mbijetesën, Arbërinë.

Trepça ’89 – Drenica dhe Llapi – Feronikeli gjithashtu pritet të jenë ndeshje interesante, teksa në ndeshjen tjetër takohen Besa dhe Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat