Christian Fuchs largohet nga Leicesteri

Futboll

Christian Fuchs largohet nga Leicesteri

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:23
Christian Fuchs

Mbrojtësi austriak, Christian Fuchs do të largohet nga Leicester City në fund të sezonit.

Fuchs ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së Leicester Cityt nën urdhërat e Claudio Ranierit e cila e fitoi Premierligën në edicionin 2015/2016.

Tani, klubi i Leicesterit ka njoftuar se Fuchs do të largohet në fund të sezonit.

35 vjeçari u bë pjesë e Leicester Cityt nga Schalke në vitin 2015 ku për gjashtë sezone ka fituar Premierligën dhe tani FA Cup.

Mbrojtësi austriak do të vazhdojë karrierën në MLS, përkatësisht në klubin e New Yorkut ku do të jetë më pranë familjes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat