Fazliu: Privilegj të vesh fanelën e Llapit

Futboll

Fazliu: Privilegj të vesh fanelën e Llapit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:21
Fazliu: Privilegj të vesh fanelën e Llapit

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, përforcohet me futbollistin Drilon Fazliu.

"Drilon Fazliu i bashkohet Llapit Evropian!

Kapiteni i Vushtrrisë, Drilon Fazliu është bashkuar me Llapin. Sulmuesi 20 vjeçar nënshkruajti kontratë 3 vjeçare me Llapin dhe përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve ndërkombëtare. Fazliu ishte i piketuar nga shumë skuadra kosovare, por zgjedhja e tij ishte Llapi dhe padyshim që edhe klubi është i kënaqur që pas një kohe të vëzhgimit arriti t’i siguroj shërbimet e sulmuesit vushtrrias.

Drilon Fazliu, 20 vjeç, i lindur më 17 nëntor 2000, i gjatë 1,77 m është sulmues qendre. Përveç pozitës së sulmuesit të qendrës, ai mund të luaj edhe si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë. Ka luajtur në Vushtrri.

Në edicionin e fundit, Fazliu kishte realizuar 7 gola, ndërsa sa ishte Vushtrria pjesë e Superligës në edicionin 2019/20 kishte realizuar 10 gola, 8 në kampionat dhe 2 në Kupë", njofton Llapi.

Fazliu tha: "Privilegj të vesh fanelën e Llapit, krenar që do punoj me trajnerin Tahir Batatina".

  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat