Martini në lot: Po të ma hapësh zemrën…

Futboll

Martini në lot: Po të ma hapësh zemrën…

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:40
Martini në lot: Po të ma hapësh zemrën…

Teuta është më pranë se kurrë fitimit të titullit kampion. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini, ka shpërthyer në lotë në intervistën pas barazimit ndaj Laccit, duke u shprehur:

“Vllaznia dhe Laçi ndeshen njëra me tjetrën, janë skuadra shumë të forta për goleadë. Ne luajmë me Apoloninë, e rënë nga kategoria, nuk ka motivimin për të vazhduar, do e kemi më të lehtë. Ne kishim në nxehmje dhe 2 sulmuesë të tjerë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa, për të ruajtur rezultatin.

Sot jam i gëzuar dhe kam shumë unë emocione. Janë ata që kanë fituar kupë dhe superkupë, janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.

Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon. Unë sot nuk dua të merrem me asnjë, dua të merrem me veten”, u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat