Egnatia kampion

Futboll

Egnatia kampion

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:12
Egnatia kampion

Egnatia është kampione e Kategorisë së Parë për edicionin 2020-2021.

Skuadra rrogozhinase, e cila dominoi përgjatë sezonit në Grupin e Jugut, mposhti në finalen e këtij kampionati Dinamon me rezultat minimal 1-0.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje e luftuar dhe e hapur, me raste të shumta shënimi sidomos në portën dinamovite, por diferencën e bëri Ndriçim Shtubina në minutën e tretë shtesë me golin që vendosi fituesin.

Kujtojmë që gjatë pjesës së dytë Egnatia mund të kishte shënuar më herët nëse Xhemalaj, Gashi dhe Shtubina do të ishin më të saktë në përmbylljen e aksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat