Skuadra e njohur humb titullin në ndeshjen e fundit

Futboll

Skuadra e njohur humb titullin në ndeshjen e fundit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:56
Skuadra e njohur humb titullin në ndeshjen e fundit

Një dramë e vërtetë ka qenë fundi i kampionatit në Slloveni. Një javë para përfundimit, ishte Maribori që kryesonte, me 3 pikë më shumë se ndjekësit e Mura.

Megjithatë java e fundit kishte rezervuar një përballje pikërisht mes këtyre dy skuadrave.

Në fund triumfoi Mura me rezultatin 3-1 dhe në fund morën kryesimin e renditjes, për shkak të ndeshjes direkte, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Ky është titulli i parë kampion në histori për klubin e Muras, aty ku festa pas përfundimit të ndeshjes ka qenë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat