Lukaku zbulon sekretin: Ja pse më adhuron Conte

Futboll

Lukaku zbulon sekretin: Ja pse më adhuron Conte

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:29
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë interesante për Rtbf Sport.

Sulmuesi zikaltër ka folur për sezonin e mbyllur tashmë, për pasionet e tij dhe për zgjedhjet e bëra në karrierë, duke përfshirë edhe lamtumirën nga Manchester United për t’u transferuar në Milano.

Për pasionin për futbollin:

“Sa ndeshje shikoj? Dy të shtunën, tre të dielën. Të hënën ka një ndeshje në Premier League, kështu që gjashtë. Më pas është edhe Champions League, por varet se kush luan”, ka thënë belgu.

“NBA? Jam me Lakers, Kobe Bryant ishte gjithçka për mua. Për mentalitetin që kishte dhe dashurinë e madhe që kishte për sportin e tij. provoj ta imitoj në mënyrën si punoj dhe në pasionin për futbollin. Dhe kjo shpërblehet”, ka shtuar Big Rom.

Nga tv te fusha, sulmuesi belg ka folur për lamtumirën nga Manchester United dhe transferimin tek Inter-i i Conte-s:

“Tek United gjërat nuk funksiononin më. Duhen thënë gjërat si janë: nëse vjen një ofertë më e mirë dhe mund të provosh diçka ndryshe, pse të mos e bësh? Unë e kam bërë dhe kam parë se funksionon”, ka thënë Lukaku.

“Marrëdhënia ime me Conte-n? Ai më adhuron sepse di të bëj gjithçka që ai më kërkon të bëj në fushë. Di të sulmoj, të mbroj, të luaj në zonë dhe të sulmojë thellësinë. Më pas për mentalitetin tim. Conte e di se nuk kam frikë nga puna. Po luajte për të, duhet ta dish se puna do të jetë intensive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat