Mourinho e fton Walter Samuelin të bëhet ndihmëstrajner te Roma

Futboll

Mourinho e fton Walter Samuelin të bëhet ndihmëstrajner te Roma

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:15
José Mourinho

José Mourinho thuhet se i ofroi Walter Samuel të bëhet ndihmësi i tij te Roma.

Il Corriere dello Sport konfirmon që Fontes do të bëhet Shefi i Skautëve të Romës, duke zëvendësuar Ricardo Formosinho, i cili do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Sudan.

Fontes, megjithatë, nuk do të jetë e vetmja shtesë në ekipin e Mourinho.

Sipas raportit, Special One i ofroi ish-mbrojtësit të Romës dhe Interit, Walter Samuel që të bëhet ndihmëstrajner nga sezoni tjetër.

Samuel fitoi titullin në Serie A me Giallorossi në 2000-01 dhe ishte pjesë e skuadrës legjendare të Interit e stërvitur nga Mourinho që fitoi tripletën në vitin 2010.

Ish-reprezentuesi i Argjentinës fitoi shtatë trofe me Mourinhon në Milano.

Samuel është ndihmësi i Lionel Scaloni në Argjentinë dhe tundohet nga oferta e Mourinhos, por do të transferohet në kryeqytet vetëm pas përfundimit të Copa America.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat