Inter, Lukaku mban premtimin dhe shpërthen në lot

Futboll

Inter, Lukaku mban premtimin dhe shpërthen në lot

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:47
Romelu Lukaku

Pas ngritjes së trofeut, Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë për DAZN.

“Ky vit ka qenë i mrekullueshëm për ne, kemi punuar shumë për ta fituar këtë titull. Vitin e kaluar i kemi shkuar afër, por këtë herë kemi qenë mirë në aspektin fizik dhe mendor. Jam krenar që luaj për Inter-in”, ka thënë Lukaku.

– Lotët?

“Nuk dua të qaj, por emocionet kanë qenë shumë të forta. Në fanellën time janë gjyshërit e mi, kam menduar për ata: u kisha premtuar një sukses të rëndësishëm, sot ia kam dalë”.

– Kjo është një pikënisje?

“Duhet ta shijojmë këtë moment dhe të shkojmë në Europian për të fituar me kombëtaren. Kur të kthehemi, do të duhet të jemi më të fortë se këtë vit”.

– Sot, goli më i shëmtuar?

“Ky gol është cilësi dhe fat (qesh). Gjithsesi, kemi fituar. Unë kam qenë gati, prisja topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat