Dy klube angleze dhe dy gjermane në garë për Strakoshën

Futboll

Dy klube angleze dhe dy gjermane në garë për Strakoshën

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:15
Dy klube angleze dhe dy gjermane në garë për Strakoshën

Thomas Strakosha po bëhet gati t’i japë lamtumirën tifozëve të Lacios dhe të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Mbetet vetëm zyrtarizimi i lamtumirës në verë, por tashmë është e qartë për të gjithë se portieri ka nisur kërkimin për një klub të ri meqë te bardhekaltrit nuk e shohin më si titullar dhe ai kërkon që të luajë rregullisht.

Edhe pse ai ka qenë ndër portierët më të spikatur në Serinë A, interes më të madh për Strakoshën kanë shfaqur jashtë Italisë, Sipas mediave përtej Adriatikut, janë dy klube angleze të cilat kanë shfaqur interes konkret për portierin e përfaqësueses shqiptare dhe janë gati të bëjnë hapa para për të siguruar firmën e tij.

Kristal Palas dhe Sauthempton janë klubet e Premier Ligës të cilat duan Strakoshën, pasi shohin te ai një element cilësor që mund t’i ndihmojë në objektivin e tyre minimal që është mbijetesa në elitën e futbollit anglez.

Ndërkohë, në Bundesligë janë Borusia Dortmund dhe Eintraht Frankfurt të cilat janë të gatshme të afrojnë gardianin për të përforcuar radhët e tyre. Të gjitha janë opsione interesante, të cilat Strakosha do i shqyrtojë në javët e ardhme, kur do të ketë kohën e mjaftueshme për të projektuar të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat