Inter, Tronchetti Provera: Ky do të ishte një krim i madh

Futboll

Inter, Tronchetti Provera: Ky do të ishte një krim i madh

Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:04
Marco Tronchetti Provera

Adminidstratori i deleguar dhe zëvendëspresidenti i Pirelli-t, Marco Tronchetti Provera, ka folur për të ardhmen e Conte-s.

“Në botën e futbollit nuk mund të bësh parashikime, sepse mund të të përgënjeshtrojnë në pak orë, ajo që ka rëndësi është që të ketë një mundësi të vërtetë konfirmimi”, ka thënë Provera për GR Parlamento.

“Conte ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe do të ishte një krim ta linte përgjysmë.

Kemi dy objektiva përpara: Champions League dhe yllin e dytë. I takon klubit të gjejë një zgjidhje”, ka vazhduar Tronchetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat