Gjoka: Donin të na ulnin meritat

Futboll

Gjoka: Donin të na ulnin meritat

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:51
Gjoka: Donin të na ulnin meritat

Ernest Gjoka ishte trajneri i Kukësit, në kohën kur ekipi verior u shpall kampion i Shqipërisë, për herë të parë në historinë e tij. Megjithatë, trajneri shqiptar u shkarkua nga Safet Gjici pasi dështoi të përparonte në turet e Europa Ligës.

Tashmë Gjoka është trajner i Shkëndijës, ku fitoi dhe titullin kampion.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në proçesin sportiv, Gjoka deklaroi se i mungon koha kur ishte në krye të pankinës së Kukësit, kur dhe thyen rekordin e ndeshjeve pa humbje.

“Sigurisht që më ka marrë malli për Safet Gjicin. Kemi bërë shumë sukses në futbollin shqiptar me të. Kemi marrë tre trofe dhe një titull, që pavarësisht se shumë duan të na i heqin meritat, kemi pasur 35 javë pa humbje.

Do të duhen 200 vite që një ekip të bëjë sukses të tillë. Uroj që Safeti ti rrijë afër skuadrës që të dalë kampion vitin tjetër”- tha Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat