Asani “shigjeton” trajnerin Reja: 30 ndeshje, 9 gola dhe 8 asiste janë pak.
Lista e publikuar sot nga trajneri Edy Reja për dy miqësoret e qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, ka ndeshur në kritikat e para.
Njëri ndër to, që ka shprehur pakënaqësinë në mënyrë të tërthortë është Jasir Asani, futbollisti i Partizanit.
Përmes rrjeteve sociale, ai shkruan jo pa ironi: “Kampionati shqiptar ‘i dobët’. AIK ‘i dobët’. 30 ndeshje janë pak. 9 gola dhe 8 asiste janë pak. DURIM”.