Europa me sytë nga Championsi

Futboll

Europa me sytë nga Championsi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:14
Europa me sytë nga Champions

Mbrëmjen e sotme e gjithë vëmendja do të jetë për finalen e Champions League, mes Mançester Sitit dhe Çelsit. Ajo do të zhvillohet në stadiumin e Portos, Estadio Do Dragao.

Për Sitin e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola kjo është hera e parë që luajnë një finale kaq prestigjioze, ndërkohë që kundërshtarët e tyre, Çelsi kanë dy precedentë të mëparshëm.

Blutë e Londrës, të dyja finalet e tyre i kanë dërguar te goditja e penalltive, teksa njërën prej tyre në vitin 2008 e humbën përballë Mançester Junajtid. Ndërkohë, që nga penalltitë fituan në vitin 2012 ku përballë kishin Bajern Mynih.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të jetë kjo finale për të besuarit e trajnerit Tomas Tuhel, teksa ky i fundit edhe në sezonin e kaluar ishte në finale duke qenë në drejtimin e PSG, por doli i humbur nga përballja me Bajern.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat