Goran Pandev iu paska rritur mendja, del sërish kundër presidentit shqiptar!

Futboll

Goran Pandev iu paska rritur mendja, del sërish kundër presidentit shqiptar!

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:14
Goran Pandev iu paska rritur mendja, del sërish kundër presidentit shqiptar!

Maqedonia e Veriut do të luajë për herë të parë në Europian dhe kjo arritje është bërë në kohën kur Federata e Futbollit në këtë vend drejtohet nga një shqiptar, Muhamed Sejdini. Me këtë president ka pasur shpeshherë përplasje edhe futbollisti Goran Pandev, që iu paska rritur goxha mendja.

Ky i fundit shpërtheu ndaj Sejdinit duke u shprehur se nuk i do të mirën Maqedonisë së Veriut përpara shqiptarëve. 

Si shembull solli ndeshjen kundër Kosovës:

“Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar”.

Këtë herë janë ndërruar ngjyrat e fanellës për Maqedoninë e Veriut duke zgjedhur fanellën e kuqe dhe atë të zezë. Por kjo humbet disi nga identiteti i këtij vendi teksa nuk duket askund ngjyra e verdhë. Për këtë arsye Goran Pandev ka pozuar sërish me fanellën e vjetër të Maqedonisë duke i dalë kundër vendimit të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat