Kanë mbi dy vite që enden, asnjë hap për…

Futboll

Kanë mbi dy vite që enden, asnjë hap për…

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:35
Kanë mbi dy vite që enden, asnjë hap për…

Besa mbylli një tjetër sezon të dështuar. Donin ngjitjen, por misioni mbeti një mirazh. Veç gabimeve që bënë në fushë, u penalizuan jo pak prej stadiumit. Për dy vite rresht, kavajasit kanë bredhur duke u endur sa në një fushë e në një tjetër.

Rreth dy vite më parë u premtua se do të fillonin punimet për rindërtimin e stadiumit “Besa”, por faktet flasin qartë: asgjë nuk ka ndodhur, shkruan panoramasport.

Premtimi më i fundit erdhi prej kryebashkiakut të ri, i cili tha se në muajin mars do të fillonin punimet dhe se projekt ishte gati, por po mbyllet muaji maj, asnjë lopatë nuk i është vënë impiantit. Madje, rreth 3 muaj më parë u bë publike një foto ku delet kullosnin në stadiumin “Besa”. Gjithçka iu faturua situatës së COVID-it, por tashmë që ditët e muajt kalojnë, situata mbetet e pandryshuar.

Presidenti Nexhat Bizhdili renditi si ndër shkaqet kryesore të dështimit të ekipit këtë sezon pikërisht mungesën e stadiumit. Është më se emergjente që të vihet dorë në stadiumin “Besa”, pasi do të vijohet me justifikimin se nuk luajtën në shtëpi.

Tashmë, të paktën është e sigurt se deri në dhjetor ekipi kavajas do të vijojë të luajë ku të mundet. Por, të paktën të nisin punimet sa më shpejt në stadium. Është e pafalshme që një qytet si Kavaja të mos ketë stadiumin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat