Shpërthen keq vëllai i Agueros

Futboll

Shpërthen keq vëllai i Agueros

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:27
Shpërthen keq vëllai i Agueros

Aguero zhvilloi ndeshjen e fundit me ekipin e Manchester City-t në finalen e “Champions League” kundër Chelsea-t.

Tashmë për këtë sulmues do të nisi një aventurë e re në karrierën e tij. Menjëherë pas përfundimit të finales së djeshme, vëllai i Kun Agueros, Mauricio del Castillo ka shpërthyer në rrjetet sociale:

“Pep Guardiola, që kur ka ardhur te Manchester City, nuk e ka dashur kurrë vëllain tim”.

Kështu është shprehur vëllai i Agueros që më pas e ka fshirë menjëherë mesazhin e tij. Por më kot pasi fjalët kanë bërë xhiron e mediave të Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat