Emini: Unë kam dashur të luaj për Kosovën, ëndrra ime u bë realitet

Futboll

Emini: Unë kam dashur të luaj për Kosovën, ëndrra ime u bë realitet

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:49
Emini;:Unë kam dashur të luaj për Kosovën, ëndrra ime u bë realitet

Pas ndeshjes ka folur edhe Lorik Emini i cili është shprehur i lumtur për debutimin e tij me fanellën e Kosovës.

Emini ka deklaruar se ëndrra e tij tashmë është plotësuar dhe është bërë realitet.

“Jam shumë i lumtur shumë i kënaqur. Nga fillimi ekipi më ka përkrah dhe më kanë ndihmuar.

Besoj që kam zhvilluar një ndeshje të mirë dhe do të shohim në vazhdim sesi do të shkoj. Kemi qenë një nivel më i lart se kundërshtari ynë. Kemi një skuadër shumë cilësore dhe këtë e kemi treguar në këtë ndeshje.

Ne që jemi lindur në Zvicër po është më e vështirë zgjedhja mirëpo unë kam dashur të luaj për Kosovën, ëndrra ime u bë realitet”, deklaroi Emini për “SS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat