Rrugës për ta transferuar me zero euro është edhe Depay

Futboll

Rrugës për ta transferuar me zero euro është edhe Depay

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:21
Rrugës për ta transferuar me zero euro është edhe Depay

Emerson, Aguero dhe Garcia janë zyrtarizuar, Wijnaldum pothuajse e kryer – rrugës tani është Depay.

Juan Laporte është duke e mbajtur fjalën.

Me t’u zgjedhur president i Barcelonës, ai premtoi se do të forcojë skuadrën dhe këtë po e bën.

Deri më tani, pothuajse pak ditë pas mbylljes së sezonit, Barça ka zyrtarizuar tre afrime – Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Emerson.

Wijnaldum gjithashtu është pothuajse e kryer, edhe ai do të vijë me parametra zero nga Liverpooli.

Rrugës për ta transferuar me zero euro është edhe Memphis Depay.

Fabrizio Romano shkruan se po diskutohet mes lojtarit dhe Barcelonës për kontratën dhe pagën, mund të jetë deri më 2023, por Depay do kontratë deri më 2024.

Gjithçka varet edhe me të ardhmen e Ronald Koeman, që ende nuk është konfirmuar se do të vazhdojë edhe një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat