Aguero pozitiv me Covid-19

Futboll

Aguero pozitiv me Covid-19

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:35
Sergio Aguero

Sergio Aguero ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pak ditë pas transferimit të tij tek Barcelona.

Ish-lojtari i Manchester Cityt tani do t’i humb dy ndeshjet kualifikuese për në Botëror të Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë, raporton “Mirror”.

Thuhet se Aguero ka testuar pozitiv në një test të shpejtë të bërë nga Federata e Futbollit të Argjentinës në Ezeiza pranë qytetit të Buenos Aires, përcjell KosovaPress.

Bëhet e ditur se tani Aguero është duke pritur rezultatet nga testi i tij i dytë PCR.

Kjo është hera e dytë që Aguero kontrakton virusin Covid-19, ku në të kaluarën, më saktësisht në muajin shkurt, sulmuesi 33 vjeçar ishte izoluar në qytetin e Manchesterit, pasi që së bashku me gruan e tij Sofia Calzetti rezultuan pozitiv me virusin korona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat