Calhanoglu – Milan, larg marrëveshjes

Futboll

Calhanoglu – Milan, larg marrëveshjes

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:56
Hakan Calhanoglu

Mesfushori ofanziv turk ka mundësi të largohet nga Milani dhe mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës që vjen

Hakan Calhanoglu mbetet larg nga Milani sa u përket bisedimeve për kontratën e re. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”. Prandaj, mundësia e largimit të mesfushorit ofanziv turk po shtohet gjithnjë e më shumë.

Juventusi është në mesin e klubeve të interesuara për futbollistin, i cili është i gatshëm për pjesëmarrje në “Euro 2020” me Turqinë. Hakan ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të “Rossoneri” në sezonet e fundit.

Atij do t’i skadojë kontrata, por nuk ka arritur ende marrëveshje me Kuqezinjtë për vazhdimin e saj. 27 vjeçari kontribuoi në sezonin pozitiv të Milanit, i cili e mbylli sezonin si nënkampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat