UEFA ndihmon klubet që nuk e sigurojnë Evropën

Futboll

UEFA ndihmon klubet që nuk e sigurojnë Evropën

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:53
UEFA ndihmon klubet që nuk e sigurojnë Evropën

UEFA ka bërë një tjetër hap në ndihmë të klubeve.

Në buxhetin e shpërndarë për sezonin e ri, UEFA ka përcaktuar një tjetër fond solidariteti, shumë e cila do t’u shpërndahet të gjitha federatave anëtare, të cilat duhet t’u shpërndajnë të gjitha klubeve të tyre, me përjashtim të atyre që arrijnë të marrin pjesë në fazën e grupeve të tri kompeticioneve: Champions, Liga e Evropës dhe Konferencë Liga.

Edhe vjet UEFA akordoi një fond solidariteti për të gjithë anëtarët e saj për të zbutur sadopak krizën e krijuan nga pandemia COVID-19.

Shpërndarja e fondeve sipas federatave përkatëse do të përcaktohet më vonë, pasi është parashikuar që ky fond të jetë i prekshëm për klubet europiane pas përfundimit të sezonit 2021- 2022.

Këtë fond solidariteti federatat përfituese e kanë si detyrim që t’ua shpërndajnë klubeve që marrin pjesë në aktivitet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat