Problemet e shumta që ka sjellë pandemia...

Futboll

Problemet e shumta që ka sjellë pandemia...

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:25
Problemet e shumta që ka sjellë pandemia...

Karlo Ançeloti ka nisur të marrë vendime të forta në Madrid. I pari ka qenë ndryshimi i datës për fazën përgatitore, e cila ishte vendosur më 12 korrik. Zinedin Zidan u kishte thënë futbollistëve të tij që do të riktheheshin të punonin për sezonin e ardhshëm me këtë datë, por trajneri i ri ka rregulla të reja. Karleto ka vendosur që të nisë punën një javë përpara dhe të gjithë futbollistët janë lajmëruar që të grumbullohen më 5 korrik.

Lojtarët që do të jenë të angazhuar me kombëtaret e tyre në Europë dhe në Kupën e Amerikës sigurisht që do të kenë një leje të veçantë. Përshpejtimi i fazës përgatitore ishte vendimi i parë i trajnerit të Realit të Madridit, 24 orë pas prezantimit dhe firmosjes së kontratës në prani të presidentit Florentino Perez. Italiani ka ardhur me shumë dëshirë për të parë futbollistët, me të cilët duhet të punojë dhe do të marrë vendime të tjera shumë të forta. “Do të largojmë disa futbollistë”, tha mes të tjerash trajneri në konferencën për shtyp. Faza përgatitore e Realit të Madridit do të zhvillohet e gjitha në qendrën stërvitore në “Valdebebas”.

Problemet e shumta që ka sjellë pandemia bënë që edhe këtë vit të mos zhvillohet “International Champions Cup”. Ashtu si një vit më parë, edhe këtë herë klubi madrilen do të përgatitet në shtëpi, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të zhvillojë disa ndeshje miqësore nëpër Europë.

PA 13 LOJTARË- Ashtu siç është logjike, zhvillimi i Kampionatit Europian shtyn datën për disa futbollistë që do të rikthehen më vonë. Në total janë 13 lojtarë të skuadrës së parë që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre këtë sezon: Kros, Varan, Benzema, Modriç, Kurtua, Hazard, Alaba dhe Lunin që do të jenë në Europian dhe Valverde, Kasemiro, Militao, Vinicius Xhunior që do të luajnë në kualifikuesit e Botërorit për Amerikën e Jugut. Rodrigo do të jetë pjesë e Brazilit U-23 për ndeshje miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat