Januzaj po e kërkon largimin nga Sociedad

Futboll

Januzaj po e kërkon largimin nga Sociedad

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:36
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj po e kërkon me ngulm largimin nga Real Sociedadi në këtë verë.

Anësori shqiptar që përfaqëson Belgjikën i ka bërë me dije klubit spanjoll se nuk është i interesuar që të rinovojë kontratën.

Januzaj është futur në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Sociedadi e di se duhet ta shesë në këtë verë, nëse dëshiron të fitojë një shumë të vogël.

Kështu, skuadra spanjolle do ta shesë atë në këtë verë, duke kërkuar opsione për ta zëvendësuar boshllëkun që do ta lë anësori.

Januzaj raportohet se dëshiron të kalojë në Superligën e Turqisë, aty ku kërkohet nga Galatasaray që është i gatshëm t’i ofrojë një pagë të majme.

Ende nuk dihet se sa do të jetë paga e tij te gjiganti turk, mirëpo marrëveshja është duke shkuar në rrugë të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat