Messi pranë marrëveshjes 10-vjeçare me Barcelonën

Futboll

Messi pranë marrëveshjes 10-vjeçare me Barcelonën

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:28
Messi pranë marrëveshjes 10-vjeçare me Barcelonën

Lionel Mesi, ndryshe nga vera e kaluar, duket se këtë herë ka ndryshuar mendim dhe është pranë marrëveshjes për të qëndruar te Barcelona.

Sipas mediave katalanase, sulmuesi do të firmosë kontratën e re 10-vjeçare, e cila do të përfshijë edhe Devid Bekam.

Kjo sepse në kontratë parashikohet që pas dy sezoneve, Mesi të kalojë në MLS, te ekipi i Bekam, Inter Majemi.

Në Amerikë, Messi do të qëndrojë për dy sezone dhe më pas do të rikthehet sërish në Barcelonë për të qenë pranë klubit ku u rrit, në rolin e një ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat