​Mourinho: Ky është mbrojtësi më i mirë në botë

Futboll

​Mourinho: Ky është mbrojtësi më i mirë në botë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:36
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka cilësuar mbrojtësin e Manchester Cityt Ruben Dias si qendërmbrojtësin më të mirë në futbollin botëror përpara Euro 2020.

Dias, 24 vjeç, është vlerësuar shumë për ndikimin e tij në skuadrën e Cityt sezonin e kaluar pas transferimit të tij prej 65 milionë funteve nga Benfica në shtator të vitit 2020

Qendërmbrojtësi portugez u bë një figurë instrumentale në vijën mbrojtëse të Pep Guardiolas pasi bëri 32 paraqitje në kampionat, përcjellë KosovaPress.

Dias ngriti titullin e Premier Leagës dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë në Angli, por ai nuk arriti të siguronte titullin e Ligës së Kampionëve pas humbjes së Cityt ndaj Chelseat.

Sidoqoftë, ylli i Cityt u emërua lojtari më i mirë i sezonit në Premier League dhe siguroi një vend në Ekipin e Vitit të Ligës Premier PFA 2020-21.

Mourinho, i cili zëvendësoi Paulo Fonseca si menaxher i Romës, e quajti Diasin një qendër mbrojtës fantastik dhe tha se ai është duke arritur një nivel tjetër njohurie nga koha e tij me Cityn.

Menaxheri 58-vjeçar Portugez shkroi për The Sun: "Ruben Dias është qendërmbrojtësi më i mirë në botë tani. Me kalimin e tij në Premier League me Manchester Cityn, ai po merr një nivel tjetër të njohurive.”

"Ai është një qendërmbrojtës fantastik. Dhe pranë tij është Pepe, një 38-vjeçar me shumë përvojë. Kjo mund të jetë një forcë për Portugalinë pasi ata kanë shumë lojtarë të talentuar në sulm.", tha në fund Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat