Hafizi kundër trajnerëve italianë

Futboll

Hafizi kundër trajnerëve italianë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:09
Hafizi kundër trajnerëve italianë

Astrit Hafizi ka folur për “Supersport“ ku komenton përsëri ekipin kombëtar. Ish-trajneri i kuqezinjve nuk e mendon dy herë të shprehë pakënaqësitë e tij për lojën e zhvilluar nga Shqipëria nën drejtimin e trajnerëve italianë, duke nisur që nga De Biazi e duke përfunduar te Reja. Hafizi kërkon që skuadra të ndryshojë mentalitet e të bëhet më sulmuese, repart ky që sipas tij ka funksionuar edhe më parë në Kombëtaren tonë.

“Vijmë këtu pas 5 viteve dhe nuk kemi asnjë ndryshim. Shkuam në Europian, por ajo lojë që ne zhvilluam, ose atë mundësi që u zhvillua në grupin tonë, sepse unë mendoj se ne nuk ishim më mirë as se Serbia e as Danimarka.

Ja ku janë dy shtetet, ku luajnë, në Europian e Botëror. Ishte një arritje që deri këtu kemi mbetur. Sot kemi bërë një ndryshim, nga 4 mbrojtësa kemi hequr njërin dhe kemi shtuar një në sulm. Kjo lojë nuk të çon kurrkund. Edhe në grupe kur luajtëm për kualifikueset e Botërorit nuk u kaulifikuam, dolëm të 3-tët a të 4-tët. Në Nations League dolëm të fundit me Skocinë dhe Izraelin. Në Nations League tjetër luajtëm me këto skuadrat e nivelit poshtë nesh dhe dolëm të parët në ndeshjen e fundit. Kalojmë te dy ndeshjet e grupit tonë me Andorrën dhe San Marinon që mezi kthyem rezultatin në të 40-n minutë me San Marinon. Sepse këtë loj kemi ne.

Ky është mentaliteti që kanë këta trajnerë, duke filluar që te De Biazi dhe i fundit është Reja. Ky është mentaliteti italianë, që kanë 100 vjet thonë mbylluni në mbrojtje. Na kthyen mbrapa disa vite me radhë. Ne kemi fituar me Belgjikën këtu, kemi fituar me skuadra të nivelit shumë të lartë, kemi luajtur gati si të barabartë këtu me Anglinë dhe kemi bërë edhe 2-2 që na e bënë 3-1 se anulluan golin e Rrakllit.

Pra ne kemi luajtur në sulm. Ku shkoi kjo loja sulmuese e skuadrës sonë? Ku iku? Kemi bërë gol me Suedinë, kemi bërë gol me Spanjën. Edhe ato pak të mira apo cilësi që ka pasur kjo Kombëtare, përse ia heq? Si qenka më mirë 0-0 se sa 3-3? Po kur skuadra luan në sulm ai është argëtimi më i mirë.

Që pas De Biazit kanë ardhur të 3 për të ruajtur karriken e tyre si trajner. Kaq është për mua. Unë nuk kam asnjë lidhje me ekipin kombëtar. Kam lidhje vetëm me Shqipërinë, sepse kam qenë e jam pjesë e Shqipërisë dhe dua ta shikoj mirë e më mirë.

Kaq. Po mos të kujtojë ndonjëri këtu se unë kam interes te Kombëtarja. Punët e mia me ekipin kombëtar kanë përfunduar“, ka thënë Astrit Hafizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat