​Rafa Benitez mund të bëhet trajner i rivalit të Liverpoolit

Futboll

​Rafa Benitez mund të bëhet trajner i rivalit të Liverpoolit

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:20
​Rafa Benitez

Do të ishte një lëvizje e pa pritshme për “Toffees” që ta emërojnë ish-trajnerin e rivalit të qytetit në krye të skuadrës.

Skuadra angleze Everton është duke e konsideruar nëse duhet që t’i ofrojë ish-trajnerit të Liverpoolit, Rafa Benitez një kontratë për të marrë drejtimin e skuadrës, pas humbjes së Carlo Ancelottit te Real Madridi, raporton “The Telegraph”.

Benitez u largua nga posti i trajnerit te skuadra e Dalian Professional në Super Ligën Kineze, për shkak të rrezikut të pandemisë Covid-19, dhe kishte thënë që dëshiron të rikthehet në Premier Ligën angleze.

Në të kaluarën, Benitez ishte në rolin e trajnerit edhe te skuadrat e tjera angleze si Chelsea dhe Newcastle United.

Trajnerët e tjerë që janë të lidhur me marrjen e timonit te skuadra e Evertonit janë Roberto Martinez i Belgjikës, Christophe Galtier i Lille dhe Graham Potter i Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat