Sot nis Kampionati Europian

Futboll

Sot nis Kampionati Europian

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Sonte nis Kampionati Europian që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u shty.

Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë hapëse të “EURO 2020”, në stadiumin e Romës.

Kampionët në fuqi të botës shikohen si skuadra me potencialin më të madh për të triumfuar edhe në Europian këtë vit.

Ky turne fillimisht nis me fazën e grupeve, ku gjithsej janë 6 grupe: A, B, C, D, E dhe F.

Grupi A: Turqia, Zvicra, Italia dhe Uellsi

Grupi B: Rusia, Belgjika, Danimarka dhe Finlanda

Grupi C: Austria, Holanda, Maqedonia dhe Ukraina

Grupi D: Republika Ceke, Kroacia, Skocia dhe Anglia

Grupi E: Suedia, Spanja, Sllovakia dhe Polonia

Grupi F: Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat