Mbrojtësi i Çekisë flet për rikthimin

Futboll

Mbrojtësi i Çekisë flet për rikthimin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:15
Mbrojtësi i Çekisë flet për rikthimin

Mbrojtësi i Bristol City, Tomas Kalas, duket se është kthyer në formën më të mirë pas problemeve fizike që ka kaluar këto kohë të fundit.

Trajneri i Çekisë e ktheu si titullar në ndeshjen me Shqipërinë dhe përgjigja ishte ajo që pritej për të bindur me performancën e tij.

Kjo Kombëtare zhvilloi dy miqësore përpara Europianit ku fillimisht luajti me Italinë duke humbur në shifrat 4-0 përpara se të ndeshej me Shqipërinë, atje ku arriti të fitonte në shifrat 3-1.

Ndërkohë mbrojtësi Kalas është shprehur se tifozët duhet të rrinë të qetë pasi nuk është sforcuar shumë në përballjen e fundit që luajti për 90 minuta.

“Jam mirë. Nëntëdhjetë minuta kundër Shqipërisë do të ishin të vështira për t’u trajtuar nëse nuk do isha mirë. U ktheva të nesërmen në stërvitje dhe bëmë fizioterapi. Nëse miqësorja do të kishte qenë kundër Italisë, do të ishte një rrezik, jo me Shqipërinë”, tha Kalas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat